Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 15.05.2026 – 21.05.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e pesë (1795) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar trembëdhjetë (13) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
- Shqiptuar nëntë (9) gjoba për përdorim të telefonit,
- Shqiptuar tridhjetë e një (31) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e tetë (58) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë këmbësorët që gjatë pjesëmarrjes në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit të rrugës. Përdorimi i telefonit mobil, dëgjueseve në vesh, mosrespektimi i semaforëve apo kalimi jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, përbëjnë shkelje të cilat sanksionohen sipas legjislacionit në fuqi.




