Portieri shtatlartë kroat Marjan Ćorić dhe sulumesi Bleart Tolaj pritet të bëhen pjesë e SC Gjilani, kurse burime brenda klubit bëjnë me dije se pritet vetëm konfirmimi.
Gjilani që duket të mos jetë i kënaqur me mosdaljen në Evropë, qysh herët ka nisur përforcimet e reja, kurse është paralajmëruar se disa lojtarët edhe mund të largohen.
Për fillim, SC Gjilani po mendon që të sigurojë portën, kurse edhe mëton që në stinorin e ardhshëm të shënojë më tepër në portat kundërshtare.
Ardhje të tjera cilësore priten te Gjilani, i cili këtë të diele do të zhvillojë ndeshjen e fundit në këtë kampionat, edhe atë ndaj të fundit në tabelë, Prishtinës së Re, e cila kaherë është larguar nga Superliga e Kosovës në Futboll. /kryelajmi.com/.




