Futboll

Drita ekipi më i mirë kosovarë, e thotë UEFA

UEFA (Union Européen de Football Amateur) ka publikuar më të mirët e të gjitha kohërave në Champions. Klubi gjilanas FC DRITA, ka dalë të jetë më e mira nga të gjitha klubet kosovare!

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka publikuar një listë me renditjen e klubeve më të mira të të gjitha kohërave në Champions League.

Klubi FC DRITA është bindshëm ekipi më i mirë kosovar në listën e Champions League, ku është renditur në vendin e 269, e ndjekur nga ekipi i Feronikelit që është pozicionuar në vendin e 290 dhe Trepça ‘89 e cila gjendet në vendin e 477.

You Might Also Like