Libri

ABDULLAH RAMIN E “RIKTHEN” NË GJILAN MBESA E TIJ, ERMIRA

Pas rrafsh 77 vitesh, Abdullah Rami, një gjyqtar paqtues i klasit të parë në Gjilan, gjatë viteve 1941 – 1943, do të “niset”, po nga Tirana, veçse tash, i mbështjellur në kopertinën e një Libri të titulluar PËRTEJ HARRIMIT, falë mbesës së tij , Ermira Xhomaqit, Prania e Tij, në hapësirat e Universitetit publik “Kadri Zeka” të Gjilanit, do të rizgjojë kujtesën e disa brezave për praninë e tij, dikur këtu po, jo vetëm këtu. Sepse Ai, nga Jugu i Shqipërisë, në rininë e tij, gjatë viteve 30-të të shekullit të kaluar, do udhëtojë drejtë Francës, ku në një nga universitetet e kohës do të diplomojë në fushën e jurispodencës për t’iu kthyer më pas në shërbim atdheut të tij, i cili shtrihej atë kohë deri në afërsi të Bujanovcit
Vargut të qindra mësuesve, administratorëve po edhe eprorëve ushtarakë, do t’i bashkohej edhe ky intelektual i asaj kohe në përpjekje për ta ringritur e arsdimuar si duhet dhe si e lypte koha, edhe pjesën e këndejshme të Drinit…
Për dy vite të plota angazhim në Gjilan e rrethinë, pa e anashkaluar edhe Prizrenin e asaj kohe ku kthente e ndalej herë pas here, ai për dekada të tëra do jetoj më pas në kujtesën e bashkëkohanikëve, të cilët emrin e tij e përcollën edhe në dy e tre breza të tjerë.
Sot në Gjilan, ata që e ruajtën kujtesën për Abdullah Ramin, nuk mund të dalin për ta pritur, por, aty do jenë pasardhësit e tyre që do t’i dëshirojnë mirëseardhje përmes duke pritur zemërhapur mbesën e tij …nesër, ora 12:00, në hapësirat e Universitetit të Gjilanit ….
Dalim pra e presim Ermirën , e cila vjen bashkë me shkrimtarin Agron Tufa dhe, rinjihemi me Paqtuesin e paharruar, Abdullah Ramin.

You Might Also Like