Në ditën e rënjës heroike në frontin e luftës në Betejën e lavdishme të Koshares, sot më 19 Prill në organizim të Këshillit të këtij lokaliteti e në mbështetje të Institucioneve komunale të Vitisë janë duke u zhvilluar aktivitetetë shumta kulturore e sportive. Sot fillimisht në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të Institucioneve komunale, Organizatave të dala nga Lufta, subjekteve politike, mekanizmave të sigurisë, bashkëqytetar të dëshmorit nga Pozherani dhe qytetarë të tjerë, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e tij në varrezat e dëshmorëve në Viti. E më pastaj edhe në Pozharan janë bërë homazhe nga këto institucione edhe në sheshin ku ndodhet për,endorja e dëshmorit në qendër të kësaj qyteze.E në shenj respekti dhe përkujtimi për dëshmorin Mejdi Korrani, janë duke u zhvillluar një sërë aktivitetësh kulturore e sportive si : gara në kros, turne në volejboll dhe futboll si dhe në shah e në orët e vona të pasditës do të mbahët Ora letrare e klubi I Gjimnastikës””Halil, Alidema””, që udhwhiqet nga pedagogu Hazir Alidema, do të përformoj me disa pika të gjimnasteve të këtij klubi, e do të mbahet edhe një Akademi përkujtimore në nderim të dëshmorit e lidhur me këto aktivitete gazeta jonë do tiu informojë në kohë reale.Aziz Zuka