Alea Kosumi nga Gjilani, pjesë e Klubit të gjimnastikës “Halil Alidema”nga Gjilani, është njëra nga gjimnastet më premtuese që ka pasur ndonjëherë jo vetëm Gjilani por edhe Kosova. Talenti i saj si gjimnaste në kategorinë e yllkave shpesh ka mahnitur trajnerët dhe ata që e kanë parë gjatë performimit që ka bërë ajo së bashku me shoqet e saja edhe para publikut në evente të ndryshme.
Alea është vetëm 8 vjeçe dhe me sportin e gjimnastikës merret qe tri vite kur edhe nisi të merret me gjimnastikë në Klubin e gjimnastikës ”Halil Alidema” në Gjilan dhe po tregon se ardhmëria e saj në këtë sport do të jetë e ndritur.
Pasionin e saj ajo e vazhdon çdo ditë në ushtrime të rregullta dhe me përkushtim maksimal. Sipas fjalëve të dy trajnerëve të këtij Klubi Hazir Alidemës dhe Ard Kryeziut, Alea jo vetëm që është e rregullt në ushtrime, por befason për të mirë edhe me punën, angazhimin dhe përkushtimin gjatë ushtrimeve.
Alea pasion e ka gjimnastikën,teknika kreativiteti janë cilësitë që e dallojnë këtë gjimnaste, thonë dy trajnerët duke shtuar se nëse vazhdon kështu ajo do të këtë një të ardhme të ndritur dhe se për të do të flitet vetëm fjalë të mira dhe do të arrin majat e këtij sporti, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rrafshin e sportit ndërkombëtarë.
Edhe në mësime dallohet si nxënëse e shkëlqyeshme në klasën e tretë në SHFMU
”Musa Zajmi”. Alea performon në kategorinë e Para –Yllkave dhe trajnerët Ardi e Haziri, na thanë se fëmijët e sotëm mund të jenë sportist e së ardhmes, andaj çdo fëmijë është i veçantë siç është edhe Alea Kosumi. Aziz Zuka