Arkitekti nga Gjilani, Lulzim Behxheti, i cili jeton e vepron në Finlandë, me mjaft sukses po korr suksese të mëdha me kompaninë e tij “BVG HOUSING”, e cila mirret me ndërtimin e shtëpive të drurit, kompani e cilia udhëhiqet edhe nga djemt e tij Blerim e Genc Behxheti.
Në këtë kohë të pandemisë e cila ka kapluar rruzullin toksor, Lulzimi i mbyllur në shtëpi ka vendosur që mbrenda pak ditësh ti vizaton 100 portrete të ndryshme të miqve të tij, ndërsa vizatimin jubilar të 100-të, ja ka kushtuar vajzës së tij Vjosës.
Edhe pse nuk është profesioni i tij Arti, Lulzimi nga hobi i tij vazhdimisht ka krijuar vizatime të ndryshme por kësaj radhe ai e ka edhe një qëllim.
“Mbrenda një muaji sa gjindem në karantinë në shtëpi për shkak pandemisë COVID-19, kam vendosurqë ti bëj disa portrete të disa miqve të mijë dhe disa figurave si të politikanve e showbiz-it, kam arritur ti krijoj nga dashuria dhe respektin që kam për gjithë popullin shqiptarë nga do që janë. Këto vizatime do ti dërgoj në Fondin për fëmijët me Autizëm dhe shpresoj sado pak me këto punime të mija të kontriboj për këtë kategori të njerzimit, do të isha shumë i lumtur që kontributi im të jetë shpërblyes për këtë kategori të fëmijve”.
Arkitekti Lulzim Behxheti që nga viti 1992 jeton në Finland me familjen e tij, duke qenë një biznismen mjaft i njohur jo vetëm në Evropë por edhe jashtë kufive të saj.