KRONIKË E ZEZË

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Gjilan, 26 janar 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan me datën 26.01.2023 pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale ka arritur që të e lokalizoj dhe të arrestoj të dyshuarin shqiptar F.H. (1983).

Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast ,,Vjedhje rëndë’’ dhe ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’’ i ndodhur me datën 14.09.2020 në një lokal afarist në Gjilan.

I njëjti po ashtu ishte në kërkim policor edhe në bazë të një urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Nga Prokurori i Shtetit ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna P

You Might Also Like