Viti

Asambleisti i LDK-së Afrim Ramushi, ka dhënë dorëheqje nga mandati i asmbleistit

Njëri nga asambleistët më të votuar të LDK-së për ansamblenë komunale të Vitisë, asambleisti Afrim Ramushi, i njohur edhe për pozitën e tij edhe si shofer i Kryetarit të Komunës, ka dhënë dorëheqje nga mandati i asamblistit.

Dorhaqjen e tij Afrim Ramushi e ka konfirmuar edhe për gazetën “Kryelajmi” . Ai ka thënë se ketë dorëheqje e ka bërë për arsye se dëshiron të mbetet zyrtar për Logjistikë i Kryetarit të Komunës. Gazeta ka siguruar edhe vendimin ku dëshmohet dorëheqja e tij e parevokueshme nga të gjitha pozitat e anëtarit të Kuvendit Komunal të Vitisë. Ndryshe, Afrim Ramushi është shofer i kryetarit të Komunës, Sokol Haliti, që nga 2014-ta.

E pas dorëheqjes së Afrim Ramushit, në listën e KQZ-së është Ramadan Deliu, i cili do ta zë vendin e tij në Kuvendin Komunal të Vitisë, pasi ka mbi 300 vota nga zgjedhjet e fundit lokale. Ramadan Deliu është nga fshati Kabash , edhe ai ka konfirmuar se ddo të jetë pasues i Afrim Rmamushit në Kundin komunal të Vitisë dhe se dhe se do t’i përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve në Kuvend./Aziz Zuka

 

You Might Also Like