Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëzëri kanë shprehur unitetin dhe mobilizimin në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe kandidatëve për deputet nga kjo komunë.
Gjatë takimit koordinues së Shtabit të Degës, i cili është udhëhequr nga Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve në Kuvendin Komunal, u tha se entuziazmi i strukturave që po mbretëron në terren, është garanci se Lidhja e Ibrahim Rugovës do të triumfojë me mbështetje të jashtëzakonshme më 6 tetor.
Asamblistët e LDK’së së Gjilanit kanë vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e Shtabit Zgjedhor të Degës në mobilizimin e strukturave në këtë fazë, kryetar i të cilit është Arben Mehmeti dhe përbëhet prej 17 anëtarëve.