Futboll

Ballkani fiton gati prej asgjëje

Nuk kanë treguar gati asgjë, bile as që patën ndonjë rast të mirë shënimi, por futbollistët e Ballkanit kanë ngadhënjyer ndaj Dritës me rezultat minimal 1:0 edhe atë nga një gjuajtje standarde. Drita ishte më e mirë gati gjatë gjithë ndeshjes, por po del se më të vlefshme janë pikët se sa loja e mirë.

Pas disa rasteve të mira kryesisht të Ajzerajt, Drita nuk ia arriti të shënojë në pjesën e parë, derisa Ballkani nuk e pati asnjë gjuajtje në portë, bile as që ka rrezikuar ndonjëherë, por zi e portokalltë nga Suhareka kanë shënuar nga një goditje standarde.

Në minutën 38 gjyqtari Mervan Bejtullahu dha një goditje dënimi për Ballkanin dhe disa lojtarë të Ballkanit u drejtuan për të gjuajtur dhe tre të tillë kaluan mbi top, derisa i fundit gjuajti Dellova në këndin e epërm të djathtë të portës së Smakiqit dhe shënoi nj gol të bukur për 1:0, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën 49 Ovuka goditi fuqishm, por portieri i Ballkanit Koliqi e dërgoi topin jashtë fundores. Në minutën 71 goditi nga largësia, por topi për pak shkoi jashtë shtyllës së djathtë të Koliqit.

Pas shumë rasteve të huqura, në minutën e fundit Ballkani rrezikoi dhe shënoi, kur pas një topi të dëbuar nga portieri Smakiqi, Valid Hamid qëlloi këndin e epërm të djathtë të portës së Dritës, por pas rishikimit të sistemit Var, ky gol u anulua pasi pati pozitë jashtë loje.

/kryelajmi.com/.

You Might Also Like