Futboll

Dabiqaj: Tani koha është të jap gjithëçka për Dritën dhe për tifozët “Intelektualët”

Albert Dabiqaj pas nënshkrimit me klubin FC Drita:
Jam shumë i lumtur për klubin tim të ri. Të gjithë e dinë se çfarë klubi është Drita! Dua t’i falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë treguar për mua edhe në të kaluarën edhe tani.
Rivaliteti i madhë mes dy klubeve të qytetit ka bërë që të flitet shumë për këtë lëvizje, por po e shijoj shumë pasi që pak lojtarë kanë mundësi ta përjetojnë këtë.
Këtu gjeta një grup të jashtëzakonshëm të lojtarëve dhe një staf shumë profesional, ku po e shijoj çdo moment me klubin.
I jam falënderues secilit klub ku kam punuar, por tani koha është të jap gjithëka për Dritën dhe për tifozët Intelektualët.

You Might Also Like