ARSIMI

Drejtori i Gjimnazit Bekim Mustafa, priti nxënësin Olt Bajrami që do t’a përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të Fizikës

 

Olt Bajrami, nxënësi që do të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të fizikës, u prit nga drejtoria e Shkollës.
Ditë më parë janë mbajtur Garat Republikane të Fizikës në nivel Kosovë, kurse nxënësi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Olt Bajramit zuri vendin e dytë në garat e Fizikës, derisa nxënësit Era Jonuzi dhe Melos Hajrullahut na përfaqësuan denjësisht.
Ka qenë kjo arsyeja që Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka organizuar pritje për këta nxënës të vyeshëm, duke thënë se këto suksese janë arritur falë punës së palodhshme të nxënësve, por edhe mësimdhënësve të tyre.


“Pjesëmarrja në garat nbdërkombëtare është një përvojë e mirë, në të kirijohen miqësi të reja, merren njohuri nga vende anembanë botës dhe shumëçka tjetër me interes”, ka thënë drejtori Bekim Mustafa, që ka shtuar se shkolla do t’i përkrah gjithmonë nxënësit që tregojnë rezultate të mira. Sipas Mustafës, edhe në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” shumë shpejt pritet të kompletohet Kabineti i Fizikës.
Profesori Saud Rrahmani, udhëheqës i ekipit të Gjimnazit, ka thënë se pas suksesit të arritur do të bëjnë edhe punë demonstrative dhe eksperimentale, që sa më tepër të thellohen në njohuritë e fizikës dhe ai beson se edhe në garat ndërkombëtare nxënësit tanë do të arrijnë suksese.
Në shenjë mirënjohje, falënderimi e kujtimi për suksesin e arritur, nxënësi Olt Bajrami është nderuar me një tablet të llojit Vivax e vetë nxënësi është falënderuar për përkrahjen dhe përkushtimin që ka shkolla, duke premtuar se do të punojë parreshtur që sa më mirë të dalë në garat ndërkombëtare të fizikës.

You Might Also Like