ARSIMI

Pensionohet mësimdhënësja Sadije Mushica – Musliu

Pas një pune mbi katër dekada në arsim, është pensionuar mësimdhënësja e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Shkollën e Mesme të Ultë “Selami Hallaqi” në Gjilan. Me këtë rast në këtë shkollë është mbajtur një takim lamtumirës, në të cilin drejtori i ri shkollës Liridon Ismajli mësimdhënësen Sadije e ka nderuar me mirënjohje dhe kolektivit me dhurata në shenjë kujtimi, shkruan kryelajmi.com

Sadije Mushica Musliu, mësimdhënësja e gjuhës shqipe, shënon fundin e një kapitulli të shkëlqyer të karrierës së saj me pensionimin e saj pas mbi 40 viteve të ndjekura me devotshmëri në fushën e arsimit. Kontributi i saj i jashtëzakonshëm ka formuar dhe frymëzuar gjenerata të ndryshme të nxënësve. Të gjithë nxënësit, kolegët mësimdhënës dhe stafi udhëheqës ndjejnë një mirënjohje të pafund për angazhimin dhe përkushtimin e saj. Ne urojmë që pensioni i saj të shoqërohet me shëndet të qëndrueshëm dhe momente të gëzueshme të relaksimit, sepse të gjitha meritat e kësaj sfide të madhe janë për të, është thënë nga kolegët e saj./kryelajmi.com/.

You Might Also Like