Futboll

Drita humb nga Bashkimi i Koretinit, kurse mposht Flamurtarin

Në dy ndeshje miqësore që FC Drita nga Gjilani ka pësuar një humbje dhe ka shënuar një fitore. Ekipi bardh e kaltër, është mposhtur të premten nga Bashkimi i Koretinit, anëtar i Ligës së Dytë të Kosovës me rezultat 2:1. Bashkimi, që ka marrë disa lojtarë të Dritës dhe është përforcuar shumë, ka dëshmuar se me të drejtë synon inkuadrimin në Ligën e Parë të Kosovës. Për koretinasit, golat i kanë shënuar Dardan Dërmaku dhe Yll Murtezaj.

Një ditë më pas, këtë të shtunë, FC Drita ka zhvilluar edhe një miqësore, kësaj radhe ndaj Flamurtarit dhe gjilanasit ia dolën të ngadhenjejnë me rezultat 2:1. Golashënues për ekipin e Dritës ishin Përparim Livoreka dhe Erdin Hashani.

FC Drita pritet që sërish të udhëtojë jashtë Kosovës për të zhvilluar fazën përgatitore.

You Might Also Like