Futboll

Drita lëshoi fitoren e sigurt

Vetëm pritej që gjyqtari të jap shenjë se loja ka përfunduar dhe Drita do të merrte tri pikë të arta në ballafaqim me Ballkanin, por një pasiguri e madhe në mbrojtje i la gjilanasit pa tri pikë, andaj ndeshja përfundoi baras 2:2.

Fillimisht Dritës iu anulua një gol që në minutën e gjashtë të cilin  e shënoi Blerim Krasniqit, por pasi është shikuar VAR, u pa se sulmuesi i Dritës më herët luajti me dorë.

Në minutën e 25, Drita e pati një rast shumë të mirë shënimi, kur pas një harkimi nga e djathta e Besnik Krasniqit, Mesa qëlloi shtyllën e majtë, pastaj në topin e dëbuar provuan edhe Dabiqaj e Ouvuka, por topi u bllokua.

Ballkani rastin më të mirë e pati në minutën 30, kur Kryeziu shpërtheu nga e majta, por gjuajtjen e tij e priti Maloku. Një minutë më pas rast shumë të mirë pati Ajzeraj që gjuajti nga një pozitë ballore, por gjuajtja e tij u dëbua nga mbrojtja e Ballkanit.

Drita ia ka dalë që të shënojë në minutën 50, kur pas një shpërthimi nga e djathta të Dabiqajt dhe harkimit në brendi, Blerim Krasniqi u gjet më së miri dhe nga afërsia futi topin në rrjetë për 0:1. Ballkani ia ka dalë që shumë shpejt të barazojë me një gol të Halilit. Nga një gjuajtje nga këndi në minutën 54, të cilën e dha Armend Thaqi, në brendi më së larti kërceu Gentrit Halili, që me kokë e futi topin në rrjetë për 1:1.

Në minutën 57 Dabiqaj pati rast të artë për të shënuar, por topi që ai e qëlloi me kokë, ra në tokë dhe shkoi mbi portë.

Në minutën 89, Ensa Huruglica ka shënuar një gol të mrekullueshëm, kur pas topit të kthyer gjuajti me volej dhe qëlloi këndin e poshtëm të majtë të Enea Koliqit për 1:2.

Në minutën 90, Besnik Krasniqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja dhe Dritën me 10 lojtarë në fushë. Kjo ndodhi për shkak të një reagimi ndaj gjyqtarit Çaka.

Kur kishin shtatë minuta nga loja shtesë, Ballkani ia doli që të barazojë në pas një ndërhyrje tejet të ngathtë të Dritës.

/kryelajmi.com/.

You Might Also Like