Futboll

Gjilani barazon në ndeshjen direkte për ikje nga barazhi

Gjilani në ndeshjen ndaj Feroniklit ’74 i pati të gjithë mundësitë për të fituar, shënoi herët, pati shumë raste shënimi e në fund pati edhe një lojtar më shumë në fushë, por të gjitha këto nuk mjaftuan dhe u ndanë baras me Feroniklin ’74, ekip me të cilin do të luftojnë deri në fund se cili do të luaj në barazh.

SC Gjilani ka shënuar që në minutën e tretë, kur pas një harkimi nga e majta, topi i dëbuar u përplas në tërthorëse dhe erdhi deri te Jaroviq, i cili nuk e pati të vështirë t’a fus në rrjetë.

Pas pranimit të golit, Feronikli ’74 pati disa raste të mira shënimi, por ato shkuan huq, sa për pritjet e shkëlqyeshme të Bllacës, sa për vendosjen e mirë të mbrojtjes së Gjilanit.

Mirëpo, në minutën 36, mbrojtja e Gjilanit u mposht, kur Shabani u fut në brendi dhe gjeti afrikanin Razak Bashare, i cili nga afërsia nën trupin e Bllacës e futi topin në rrjetë për 1:1.

Në minutën 58 Bllaca ka shpëtuar gol të sigurtë, kur pas një rasti të mirë të Feroniklit ’74, u hap i tëri dhe arriti të dëbojë topin në fundore.

Gjilanit iu shtuan gjasat për fitore kur në minutën 75, Feronikli ngeli me një lojtar më pak në fushë, pasi që Bashare Razak u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në minutën 82, Heriq ka gjuajtur por topi për pak shkoi mbi portë, kurse krejt në fund, kur po luaj minuta e fundit shtesë, Gjilani pati rast shumë të mirë shënimi, por sikur ishte e shkruar që Gjilani të mos shënojë.

/kryelajmi.com/.

You Might Also Like