Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të udhëtoj në Zvicër, ku do të ketë një përballje me ekipin helvetik, kurse pjesë e Përfaqësueses së Kosovës janë edhe dy boksier të rinj gjilanas, por tejet të shquar Erdonis Maliqi dhe Leotrim Rexhepi. Që të dy janë pjesë e klubit më të mirë gjilanas në boks, Klubi I Boksit Drita, I cili prore ka dhënë boksierë të çmuar.
Erdonis Maliqi do të boksojë në kategorinë deri në 69 kilogramë dhe ai tashmë ka një përvojë të madhe në boks edhe pse për nga mosha është I ri, kurse Leotrim Rexhepi do të boksojë në kategorinë deri në 56 kilogramë.
Të dy boksierët zotohen se do të japin gjithçka nga vetja për të shënuar fitore. Ata theksojnë se janë të përgatitur mirë se kanë punuar me zell e me përkushtim dhe se sukseset nuk do të mungojnë.
Edhe trajnerët e tyre Nazim Halili dhe Musli Zymberi, theksojnë se këta boksierë janë e ardhmja e boksit kosovar. Sipas tyre KB Drita po dëshmon se është me traditë, se nga gjiri I saj kanë dalë boksierë të dalluar dhe se boksierë nga ky klub për çdo vit po e përfaqësojnë Kosovën në gara evropiane, botërore dhe në Lojërat Olimpike për të Rinj.
Edhe në Zvicër pritet që këta dy boksierë të shkëlqejnë dhe prej atje të sjellin fitore.