Sportet luftarake

KLUBI I KARATESË DRITA GJILAN EDHE NJË MEDALJE TË BRONZTË NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Në qytetin e bukur të Dubrovnikut filloi Kampionati Ballkanik për kadetë, junior dhe U21. Klubin e karatesë Drita nga Gjilani e përfaqësoi Vesa Ibrahimi në grup moshën juniore, në kategorinë kumite – 59 kg. Nga 29 pjesëmarrëse sa ishin në këtë kategori, nga të gjitha vendet ballkanike, Vesa Ibrahimi në një konkurrencë tejet të forte arrin të rrëmbej vendin e 3-të dhe të stoliset me medaljen e bronztë. Vesa Ibrahimi në ballafaqimin e parë e fitoj nga nikoqirja, kroate, kurse te dytën humbi nga finalistja serbe, për te vazhduar garën në repasazh, ku arriti të fitojë nga garuesja e Turqisë, kurse në finale për medalje të bronztë fitoj edhe nga garuesja sllovene. Kryesia e klubit, trajnerët, prindërit si dhe nxënësit e klubit të karatesë Drita e përgëzojnë Vesën për suksesin e arritur. Vesa Ibrahimi vazhdoi traditën e karateistëve gjilanas të cilët shpesh here vijnë me rezultate kulmore nga kampionatet ndërkombëtare të karatesë. Ndërsa kryetari i klubit KK “Drita” #ArsimIbrahimi falënderon kryetrajnerin Blerim Hajdari dhe trajnerët Hazir Mustafa, Elhami Shabanin dhe Albiona Asllanin dhe për punën e pa lodhshme që e bëjnë ata për tu arritur këto rezultate kulmore. Suksese edhe garat e radhës për karateistët e Dritës që veç në fillim të janarit të vitit 2019 kanë sfidën radhës në Kampionatin e Kosovës e pastaj në muajin shkurt të vitit 2019 kanë Kampionatin Evropian i cili mbahet në Danimarkë. Dhe krejt në fund nuk tjetër ç’të themi veçse TRADITA VAZHDON.

You Might Also Like