Futboll

Ekipet gjilanase mësojnë kundërshtarët në çerekfinale të Kupës

Dy ekipet gjilanase, që garojnë në Superligën e Kosovës në Futboll, Drita dhe Gjilani kanë mësuar kundërshtarët e tyre në cerekfinalen e Kupës së Kosovës në Futboll.

Kështu, Drita, e cila në rrethin paraprak kishte mposhtur Istogun si mysafire me rezultat 1:0, në çerekfinale do të përballet me Vllaznimin e Gjakovës, kurse Drita ndeshjen do t’a luajë si vendase.

Ekipi tjetër nga Gjilani, gjithashtu do të luaj në fushë të vet dhe në ndeshjen e çerekfinales do të përballet me Vushtrrinë, që është anëtare e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Në këtë raund të garave do të shkojë tutje ekipi që shënon fitore, ngase nuk ka ndeshje të kthimit.

Në ndeshjet tjera të çerekfinales do të përballen Llapi e Prishtina, derisa ekipi më fatlum doli Drenica, që pa ballafaqim me asnjë ekip do të kalojë në gjysmëfinale.

You Might Also Like