Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme në PDK, dega në Gjilan zgjodhi koordinatore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve kryetaren e Rinisë Demokratike, njëherit asambleisten Erlehta Osmanin.
Ardhja e Erlehta Osmanit në krye të komisionit zgjedhore është edhe një dëshmi se Projekti “Dekada e Re” i promovuar nga kryetari Kadri Veseli dëshmon besimin e dhënies së përgjegjësisë për gjeneratën e re. Zgjedhjet e brendshme në PDK kanë për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e figurave të reja me integritet të lartë qytetarë.