Sport Club Gjilani e falënderon Sabit Bilalin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.
Me përfundimin e kontratës, përfundoi edhe bashkëpunimi me mesfushorin nga Tetova, i cili u paraqit në 65 ndeshje kampionale dhe kater ndeshje të kupës me fanellën kuq e bardh, duke shënuar edhe tre gola.
Klubi dëshiron ta falënderojë Bilalin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e familjes së Gjilanit. Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë.
I urojmë Sabitit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional.


