Mbyllim fazën përgatitore në Bansko
Klubi Drita ka mbyllur fazën përgatitore 13 ditore në Bansko të Bullgarisë.
Stafi teknik kishte kohë të mjaftueshme për ta përgatitur ekipin për sfidat që i ka përpara në ndeshjet evropiane.
Ekipi ka marrë ngarkesat e nevojshme dhe ajo që është më e rëndësishmja, përgatitjet kanë kaluar pa asnjë shqetësim apo lëndim.
Tani ekipi do të kthehet në Kosovë dhe do të hyjë në javën vendimtare para sfidës së datës 7 korrik në Kaunas të Lituanisë.





