Futboll

FC Drita me shtatë përforcime këtë verë

 Nënkampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, këtë verë në radhët e saj ka sjellë shtatë lojtarë, me të cilët në kampionatin e ri mëton që të jetë edhe më e suksesshme, duke arritur titullin kampion.

Në ndeshjet e luajtura në Europa Conference League, por edhe në ndeshjen e parë të kampionatit, Drita ka përdorur jo të gjitha përforcimet.

Besnik Krasniqi, mbrojtës i krahur të djathtë është njëri nga përforcimet, i cili menjëherë ka zënë vend në formacionin e parë, sikurse edhe Blend Baftiu dhe Kastriot Selmani.

Portieri Florjan Smakiqi, që erdhi këtë verë edhe më shumë do t’a bëjë më të sigurt portën e Dritës, të cilën deri më tashti është duke e ruajtur Faton Maloku, ndihmë e madhe e Dritës pritet të jetë edhe Leonat Vitija, derisa ndonëse është thënë se është një lojtar shumë i mirë, cilësitë e tija ende nuk i ka dëshmuar Ekow Mills./kryelajmi.com/.

You Might Also Like