Sportet me dorë

Fjolla Shabani po i rikthehet volejbollit

U zgjodh volejbollistja më e mirë në Kosovë për vitin 2019 e pak ditë më pas pësoi lëndim të rëndë në gju, duke e larguar atë nga fusha për më tepër se dy vite. Mirëpo, 26- vjeçarja Fjolla Shabani tashti i ka nisur përgatitjet dhe është rikthyer te klubi i saj i zemrës, KV Drita. Një njoftim i tillë është bërë nga KV Drita nga Gjilani, që në facebook ku kryetrajneri Lorik Ilazi ka paralajmëruar rikthimin e Fjolla Shabanit.

Ja postimi i plotë i KV Drita

 

Po kthehet Fjolla

Fjolla Shabani po kthehet per Driten tone duke vazhduar qysh tani te pregaditet qe te jete sa me e pregaditur te ndihmoje Driten e vet, si ne garat nderkombetare ku Drita do te marr pjese si ne ato vendore.

Fjolla e cila sa u zgjodh lojtarja me e mire dhe pa konkurrenc ne vitit 2019, marr piket maksimale thuaj se nga qdo trajner, nje dite mbrapa pesoj lendim shume te rende ne gju i cili e largoj nga loja aktive por asnjehere nga deshira dhe pasioni per volejbollin.

Fjolla qe tani sa ka mbushur 26 vjet por ne opinionin e volejbollit Kosovare dhe me gjere njihet mire duke qene nje nga lojtaret e pozites qender nder me te mirat te te gjitha kohrave dhe vazhdimishte anetare e perfaqesueses se Kosoves ne te gjitha garat ku Kosova morri pjese, si dhe pjese e Drites me te cilen arriti 3 tituj Kampion si dhe shume Kupa duke qene titullare.

Ne vitin 2016 kur Kosova filloj epoken neper garat nderkombetare Fjolla ne shume ndeshje u sgjodhe lojtare e ndeshjes: si kunder kombetares se Zvicres ne Zvicer, kunder Kombtares Suedise ne Suedi e gjitheashtu edhe kunder Kombtares se Estonise ne Estoni.

Kjo eshte Fjolla …

E sot Fjolla eshte prap ne Familjen tone.

Mire se vjen ne familje “Fjollushe”

 

 

You Might Also Like