Futboll

Franca kampion i botës në futbol

Kombëtarja e Francës është kampione e botës në futboll.

‘Gjelat’ kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat 4:2 ndaj Kroacisë në finalen spektakolare të zhvilluar në stadiumin ‘Luzhniki’ në Moskë.

Kroacia në minutat e parë të ndeshjes ishte më kërkuese, por para saj kishte një Francë që luante me shumë kujdes duke mos i lënë asgjë rastësisë.

Në minutat më të mirë të Kroacisë, Franca arriti të shënonte për 1:0 në minutën e 18’.

Një harkim të Griezamnn në zonën e rreptësisë, Mario Mandzukic e devijoi aksidentalisht në portën e tij, duke shënuar autogol.

Kjo epërsi nuk zgjati më shumë se dhjetë minuta, me Kroacinë që barazoi në minutën e 28’, kur Ivan Perisic shënoi një gol të bukur me një goditje të saktë e të fortë me këmbën e majtë.

Në minutën  38’, Franca riktheu epërsinë në 2:1 pas një penalltie të fituar me VAR, ku Griezmann çoi topin në rrjetën e portierit Subasic.

Pjesa e dytë solli një Francë më të mirë në fushë, që arriti të shënonte dy gola të shpejtë për 4:1.

Ishte Pogba që në minutën e 59’ shënoi për 3:1, ndërsa Mbappe në minutën e 65’, shënoi golin e katërt për Francën, për ta çuar në tri gola epërsinë.

Nuk kaluan katër minuta dhe Kroacia riktheu shpresën se mund të mbetet në lojë, kur Mandzukic shënoi për 4:2, pas një gabimi amatoresk të portierit Hugo Lloris.

Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar pavarësisht iniciativës që kishte Kroacia.

Me këtë fitore, Franca shpallet kampione e botës për të dytën herë në histori të kombit të tyre, ndërsa arritja në finale për Kroacinë, është suksesi më i madh i tyre.

You Might Also Like