Futboll

Drita shkon në Prizren vetëm për fitore

Në kuadër të javës së 20-të, FC DRITA zhvillon ndeshjen si mysafir ndaj FC Lirisë.

Ja prononcimi i kryetrajnerit Zekirija Ramadani në konferencën për shtyp:

“E dimë që nesër kemi përballë lirinë e cila është mobilizuar për t’i ikur rënies direkte nga Superliga dhe me një trajner të ri. E pamë edhe ndeshjen e fundit, bëhet fjalë për një skuadër e motivuar, por gjithsesi neve na intereson skuadra jonë, objektivi jonë që është fitorja dhe asnjë gjë tjetër. Mendoj që nga humbja që pësuam kemi nxjerrë shumë analiza të mira dhe mendoj që të mëdhenj janë edhe ata që dinë t’i shfrytëzojnë këto rezultate negative për t’u përmirësuar nga vetja e para që edhe futbollistët të mos i përsërisin më gabimet”, ka thënë Ramadani në fillim të konferencës dhe shtoi se  portieri Florian Smakiqi nuk është i gatshëm për ndeshje, ndërsa shkalla e lëndimit do të kuptohet nga ekspertët mjekësorë.

Megjithatë, ai është i bindur në kontingjentin e lojtarëve. ne mendojmë për Lirinë besoj të jetë një reflektim i mirë nga i tërë ekipi dhe mendoj të na vije dita të dalim shumë më të fortë dhe më të suksesshëm”, përfundoi trajneri Ramadani.

Ndeshja Fc Liria – FC DRITA zhvillohet nesër e premte, ora 13:00, Stadiumi “Përparim Thaçi”, Prizren./kryelajmi.com/

You Might Also Like