Viti

Gjendet i vdekur personi nga Deblldeu që ishte shpallur në kërkim para katër ditësh

Gjendet i vdekur personi nga Deblldeu që ishte shpallur në kërkim para katër ditësh

 

Një person rreth 48 vjeçar  që dyshohët se është nga fshati Debellde i komunës së Vitisë, sipas njoftimeve të policisë është gjetur i vdekur në veturën e tij të rrokullisur në një greminë  në aksin rrugor Han i Eelezit- Kaçanik. Ai është gjetur i vdekur para pak minutave në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë,d yshohet se personi i vdekur të jetë  Heset Rrahmanit, nga fshati Debellde i komunës së Vitisë,  trupi i të cilit është gjetur pa shenja jete në veturën e tij e cila ishte rrokullisur në një greminë në një thellësi rreth 100 metra përgjatë rrugës në mes të Hanit të Elezit dhe Kaçanikut. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga familjarët që nga 14 Janari,  ku thuhej se ai kishte udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut të njëjtën ditë por edhe nga evidence që është bërë në kufi ai ishte kthyer në Kosovë por që nuk ishte lajmëruar ne shtëpi. Aziz Zuka

You Might Also Like