Karateistët gjilanas, pjesëmarrës në Kampionatin Evropian për grupmoshat U21, kësaj radhe janë kthyer pa medalje nga kjo ngjarje e madhe sportive e mbajtur në Sofje të Bullgarisë.
Kështu, Fortesa Orana, është radhitur e pesta në këtë garë të karatesë, njëjtë sikurse edhe Betim Maliqi, që doli i pesti, derisa Dren Hajdari doli i shtati.
Nga garuesit gjilanas, më afër për t’u stolisur me medalje ishte Fortesa Orana, e cila ndonëse ishte në epërsi ndaj kundërshtares, pak para përmbylljes së ballafaqimit u ndëshkua me vërejtje dhe pak sekonda atë e ndanë nga medalja e bronztë.