Gjilan

Gjilani ka mbetur sot pa veprimtarin e madh, Shyqeri Leci

Gjilan, 11 shtator 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Leci nga Gjilani, me rastin e vdekjes së Shyqeri Lecit, njëherit ka potencuar se Gjilani ka humbur një veprimtarë të madh të humanizmit, atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj familjes e shoqërisë.

 

Ja telegrami i plotë dërguar familjes Leci:

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe veprimtarit të madh të Gjilanit dhe Kosovës, Shyqeri Leci. Shyqen, çdo herë do ta kujtojmë si njeri të urtë dhe të përkushtuar ndaj familjes dhe vendit, e duke e njohur si shembull, sot asgjë nuk mund të mbush zbrazëtirën e humbjes së tij, por lutem që ai me veprat e tij të mira të jetë kujtim i mirë për gjithësecilin që e ka njohur. Familje e nderuar Leci, miq dhe shokë të Shyqës, në këto momente të rënda kur vendi po ballafaqohet me pandeminë e në pamundësi të vizitës, në emrin tim dhe qytetarëve të Gjilanit, ju shprehë ngushëllimet më të sinçerta. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen e madhe që keni”, thotë në telegramin e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

You Might Also Like