Antalia, 26 janar 2020-Mëngjesin e së dielës, skuadra e Gjilanit ka mbyllur përgatitjet parasezonale në Turqi.
Skuadra e drejtuar nga kryetrajneri, Gentian Mezani, mëngjesin e së dielës mbajti seancën e fundit stërvitore para nisjes për Kosovë, të cilën ekipi i Gjilanit do ta realizoj këtë pasdite.
Përgatitjet e skuadrës në Antalia zgjatën 10 ditë, ku brenda kësaj kohe ekipi kuq e bardh kishte zhvilluar edhe 3 ndeshje testuese.
Ndeshjet kundër Neftchi Kochkor e fituar 1:0, ajo kundër Yenisey Krasonyarsk gjithashtu e fituar me rezultat 1:0 dhe ndeshja e djeshme kundër Çelik Zenica e humbur me rezultat 1:0, i shërbyen kryetrajnerit, Gentian Mezani për të parë për së afërmi formën e futbollistëve të skuadrës gjatë kësaj faze përgaditore.
Faza përgaditore e realizuar në tokën turke, sipas shtabit teknik rezultoi e suksesëshme, duke parë formën e futbollistëve dhe punën e realizuar sipas plan programit, ku vlenë të ceket se gjatë kësaj kohe të punës intenzive, futbollistët e skuadrës përveç formës së arritur, pozitive cilësohet se nuk kishte ndonjë lëndim të lojtarëve.
Të kënaqur me rezultatet e punës dhe me formën e arritur gjatë kësaj faze, skuadra stërvitjet pritet ti vijoj në qytetin e Gjilanit, kur kanë mbetur saktësisht edhe dy javë para ndeshjes hapëse, e cila do të jetë ajo kundër Drenicës, në Digitalb Kupën e Kosovës.