Futboll

Gjilani triumfon në miqësore ndaj Trepçës ’89

Mitrovicë, 17 Korrik 2019-Gjilani ka triumfuar me rezultat 1 me 0 në takimin e dytë kontrollues, si mysafir i Trepçës 89′ në Mitrovicë.

Ishte një gol në pjesën e dytë nga Kushtrim Shabani, i cili nga pika e bardhë e penaltisë u tregua i saktë duke realizuar golin e fitores për skuadrën e Gjilanit në këtë takim.

Vlenë të ceket se futbollistët e Gjilanit në takimin kundër Trepçës 89′, shfaqën formë të lartë duke zhvilluar një ndeshje të mirë dhe duke krijuar raste të mira shënimi.

Në takimin e sotëm kryetrajneri i skuadrës së Gjilanit, Gentjan Mezani, pati mundësinë që edhe në sfidën e sotme ti shoh nga afër futbollistët e tijë dhe formën e tyre të cilën e kanë arritur gjatë kësaj faze përgatitore.

You Might Also Like