Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në konkurrencën e vajzave dhe atë të djemve janë treguar më të mirët në garat e pingpongut në nivel të shkollave të mesme.
Kështu ekipi i vajzave në përbërje Vlera Murati, Esra Adiler dhe Elvira Muji, në finale ka mundur ekpin e Shkollës “Don Bosko” me rezultat 2:1.
Ekipi i meshkujve në përbërje, Endrit Isufi, Iljasa Murtezi, Ardian Kqiku, Fatlind Demi dhe Gent Isaku në finale kanë mposhtur ekipin e Shkollës së Mesme “Alaudin” me rezultat 2:1.
Duhet cekur se në garat e femrave kanë garuar katër ekipe, derisa në atë të djemve kanë garuar shtatë ekipe.
Pa dyshim se një kontribut të madh në suksesin e ekipit ka treguar aktivi i mësimdhënësve të Edukatës Fizike dhe trajneri i ekipit të pingpongut, magjistri i shkencave sportive, Blerim Shala.