Të gjithë e njohin si profesor të gjuhës angleze. Ai gjuhët e huaja i kishte pasur pasion që nga fëmijëria dhe tashti ai pos në gjuhën angleze flet rrjedhshëm edhe frëngjisht, italisht, spanjisht, gjermanisht e në gjuhët sllave. Avni Islami, profesor i gjuhës angleze tash e tri dekada punon në arsimimin e gjeneratave të reja, por pakkush i njeh edhe pasionet e tjera të tija. Një ndër to është arti pamor, gjegjësisht piktura e Avni Islami ka shumë të tilla, të bëra vet që i ruan në koleksionin e tij e shumë të tjera edhe i ka dhuruar për miqtë e dashamirët e artit.
Tashti, pikturat e Avni Islamit çmohen edhe nga artistët pamorë, të cilët atij i dhanë kurajo për të vazhduar dhe Avniu vazhdon të punojë çdo ditë e më shumë.
“E kisha në ndërdije se mund të pikturojë. Arti më pëlqen shumë, andaj edhe nisa të pikturoj”, nis rrëfimin e tij Avni Islami, i cili saktëson se ka mbi 20 vite që ai pikturon, por që nuk ka pëlqyer që të ekspozohet shumë, ngase artin e bënë për qejf, për kënaqësi shpirtërore, kurse shumë nga pikturat e tija ua ka dhuruar dashamirëve të artit.
Piktuart e tija i përkasin teknikës akrilik – pastel dhe ato bëhen në pëlhurë, kurse deri më tashti nuk ka patur ndonjë ekspozitë personale, derisa ka qenë pjesëmarrës në disa ekspozita kolektive bashkë me piktorë të tjerë.