Gjilan, 15 qershor 2019 – Në vazhdën e nderimit të personaliteteve që kanë dhënë kontribut për qytetin, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje Post Mortum për humanistin, Qerim Çoçaj, i cili u nda nga jeta në aksidentin tragjik në marsin e këtij viti.
Përpos mirënjohjes, kreu i Gjilanit ka vendosur edhe pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku jetoi e veproi humanisti i Gjilanit.
“Kush e ka mendu që në këtë ditë të çlirimit, në vend se ta urojmë Qerim Çoçaj, po ia dorëzojmë mirënjohjen post mortum familjes së tij dhe po e vendosim pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku ai veproi si humanist i jashtëzakonshëm. Ai u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Është i vetmi që e kemi nderuar si humanist pas vdekjes. Familja duhet të jenë krenarë që e paten!”, ka deklaruar gjatë ceremonisë kryetari Lutfi Haziri.