Teatër

Haziri i uron suksese aktorëve të teatrit të Gjilanit në festivalin ndërkombëtar “Skupi Festival”

Gjilan, 24 tetor 2018 – Shfaqja e teatrit të Gjilanit “Im atë e donte Adolfin” e nis edicionin e 12 të festivalit ndërkombëtar “Skupi Festival”, i cili do të mbahet në hapësirat e Qendrës Kulturore për të  Rinj – Shkup.

Para nisjes për në Shkup, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri i ka uruar suksese aktorëve të Gjilanit, duke besuar se do ta dëshmojnë nivelin profesional në përfaqësimin e kulturës sonë në nivel të Republikës.

“Uroj që në Festivalin e Shkupit teatrit i Gjilanit ta dëshmoj nivelin professional në përfaqësimin e kulturës sonë në nivel të Republikës. Ardhja e Ersonit në krye të këtij insitucioni, e ka konfirmuar atë që kam besuar që teatri i Gjilanit ta ketë një kalendar funksional që dashamirët të kënë shfaqje çdo muaj, jo vetëm në janar”, ka thënë Haziri.

“Ky qytet ka kulturë teatrale dhe duhet t’i edukoj brezat e ri për të mos krijuar shkëputje. Kjo po ndodhë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë, më një mënyrë të brenduar e organizuar. Programi për fëmijë ka qenë fascionues dhe mbrëmja e Halloween është diçka e re që po pritet të ndodhë për herë të parë në Kosovë. Unë shpresoj që përfundimisht edhe statusi i aktorit dhe teatrit të zgjidhet këtë vit dhe do tqë hyjmë në garat ndërkombëtare me vlerat që i kemi”, shtoi Haziri.

Drejtori i teatrit të qytetit, Erson Zymberi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për promovimin dhe mbështetjen e madhe financiare që ky institucion të ketë sukses të madh.

“Sot është një festë për Gjilanin sepse jemi i vetmi teatër në nivel të Republikës që përfaqësojmë, jo vetëm komunën tonë, por gjithë Kosovën, duke marrë pjesë në festivalin prestigjioz ndërkombëtar “Skupi Fest”, në të cilin marrin pjesë Italia, Bullgaria, Rumania, Serbia e Maqedonia. Teatri jonë e ka krijuar një pjekuri artistike dhe shfaqja do të arrij ta ketë nivelin e vet garues dhe konkurrues dhe shpresojmë që të kthehemi më një çmim”,  tha Zymberi.

“Im atë e donte Adolfin” është dramatizuar nga romani i Mehmet Krajës, në regji të Ilir Bokshit, ndërkaq luajnë aktorët: Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Emine Toska, Avni Shkodra, Ali Demi, Gani Rrahmani, Safete Mustafa -Baftiu, Njomëza Kalaveshi, Tringa Hasani, Milot Sadiku, Gramos Kërqeli dhe Bashkim Nexhipi.

You Might Also Like