Pas ndeshjes, në mungesë të trajnerit Ismet Munishi, ndihmës-trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, është prononcuar për media.
“Sa i përket ndeshjes, kemi ardhur të fitojmë këtë takim. Kishim rastet në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë ishte lojë e hapur. Mendoj se nuk kishim fat në këtë ndeshje pasi lojtarët janë angazhuar maksimalisht. Ne krijuam raste, por nuk arritëm të shënonim”, ka thënë ai.
Me këtë fitore, Gjilani mbetet në kuotën e 13 pikëve, derisa Malisheva ka një më pak.