Libri

INTRODUKTË PËR NJË MOTIV POETIK

Ramadan MUSLIU –

( Erosi në poezinë e Sabit Rrustemit )

Pjekuria e një poeti nuk e ka moshën kriterin kryesor, por me shumë se moshën e ka krijimin e individuaitetit krijues, domethënë të identitetit e veprës që e paracakton identitetin krijues të autorit. Ky identitet mbështetet në vetë veprën letrare, teksturën artistike, e cila, duke marrë funksion permanent estetik, shndërrohet madje edhe në një lloj stereotipi autorial, të cilin e e njohim dhe e rinjohim gjatë leximit përmes shenjave të identifikueshme, tematikës së specifikuar, perceptimit artistik, gjuhës dhe stilit, sikundër edhe gjendjeve artistike konstante që krijohen gjatë receptimit të veprës. Sabit Rrustemi ështënë radhë të parë poet, poet madje edhe në prozën e tij, e cila efektin më të madh artistik e ka në fabulimin artistik nga i cili krijohen gjendje poetike shpesh të karakterit metafizik, si te pak kush në zhanrin e tregimit ndër ne.
Meqenëse Sabit Rrustemi është poet, ai ka arritur ta formësojëidentitetin artistik deri në stadin kur motivet poetike të trajtuara nga ky autor të marrin veçantitë e atij stereotipi autorial që e përmendëm më parë.
Brenda këtij konteksti jam i prirur ta shoh poezinë e Sabit Rristemit në këngëtimin e motivit erotik, i cili më shumë se motivet e tjera poetike arrin ta artikulojë qenësinë e shprehjes, do të thoshte njohësi i kësaj poezi, Anton N. Berisha, dhe të natyrës krijuese, ku drama e brendshme kalon në gjendje estetike.
Duke shetitur nëpër poezinë e tij me këtë motiv, kësaj radhe duhet falenderuar mundësinë që na i dha libri I përzgjedhur me këtë motiv dhe i sistemuar me shijen e një njohësi të madh të këtij zhanri, çfarëështë dr Anton Berisha, brenda librit “Ndezje yjesh në zemër”, ndeshim një spektër shumëngjyrësh, në variacionet dhe modulacionet e të njejtit motiv, i cili arrin të transformohet dhe të marrë konotacione, kuptime, trajta dinamike, emocionalitet qe kalon nga gjendjet fluide, në ato që mund të konsiderohen si sublime.
Poezia e Sabit Rrustemit, ndonëse ka një gjerësi tematiko motivore çfarë mund ta cilësojëpërgjithësisht një autorqëiështë dhënë eksplorimit të gjuhës dhe emocionit poetik, megjithatë erosi është ajo ndjenja dominuese e gjithe poezisë.
Në poezinë e botës njihet gjithnjë ai kontrasti i madh, i cili shpesh është shndërruar nënnjë pikëpamje ndaj botës, siçështë ballafaqimi i erosit me thanatosin, domethënë jeta në të gjitha format e saj të transformimit dhe të mbijetesës deri në amshim, falë aftësive gjeneruese dhe idese së frymës së përjetshme, ai që e mund instiktin e vëshkatrrimit, destkruksionin që fshihet prapa thanatosit. Poezia e Sabitit merret vetëm me erosin, mëfuqinë ripërtëritëse të botës, me aspektet e harmonisë, e forcës kohezive të qenies dhe të shpirtit. Duke u marrë me erosin autori arrin tëmbërthejë nga shumë anë këtë problem, ta kapë në planin sikronik, të vjelë kështu përvoja nga miti. Madje më këtë rast është interesant të theksohet se huazon momente nga mitologjia popullore mbi “dhendrrin gjarpër”, të kapë atë idenëthëlbësore e cila sot është identifikuar nga biologjia molekulare si “spirale e AND-es”, pra si një kujtesë e gjithëbotshme e një energjie rikrijuese tëuniversit. Sabit Rrustemi këtë mit e mërr në trajtën burimore, si një ide që derivon nga brumi i mitit:
Je vashë njalë / A gjarpërushë e ujit je / Vetëm kokën ta shoh / Dhe bishtin /Buzë lumit më ngreh /Trupin ma fsheh /Me të njëjtin maraz / Zhgrehesh në vaj e gaz /Po vdes nga droja / Njëherë s’të preka /Dil prej satës lëkurë /Flaki tutje luspat dhëmbët /Shih si shtrydhen kodrat /Për pikë po shterren /Shtratin tënd ujor etja e pi /Mua ëndrra për ty/ (“Shtratin tënd ujor e pi etja”)
Sabit Rrustemi sikur identifikon ato arketipet junguane që ruhen në kujtesën kolektive, të cilat mbase dikur kanë qenë rregullatrorë realë të jetës. Ai në krijim e sipër sikur hulumton, sikur eksploron përvojat e ndërdijes, sikur identifikon ato shenja që janë trashëguar dhe regjistruar në ndërdijen kolektive.
Duke u nisur nga përvojat arketipe, duke ndjekur një rrugë të hulumtumit nëpër ndërdije, ai megjithatë arrin të gjejë konkordancat me jetën reale, më përvojat e përditshmërisë, me jetën reale. Kjo i mundëson që poezia të jetë një lepezë e gjerë e përvojave, ideve , imazheve e veçanërisht emocionalitetit. Edhe pse në një gjendje të një kërkimi permanent të qenies komplementare, ai asnjehërë nuk mbetet në sferën e abstraksionit, sepse gjithnjëështëi vetëdijshëm se kërkimi i tij është real, se ai anon që atë kërkim ta realizojë, ta konkretizojë, madje që ai kërkimi të jetë një lloj plotësim dhe realzim i qenies. Pra, në nja anëështë përvoja arketipi, miti, ndjeshmëria që thellsisht është metafizike, në skajin tjetër është konkretja, gjetja e idealit, ndeshja me qenien kompelemntare dhe realizimi i qenies individuale:
Lermë të zbres /Trupit tënd të shkriftë /Me një mal puthjesh /Nëpër mollëzat e kuqrremta /Buzëkuqeve gjysmëhapura /Lermë ta shprush /Prushin e asaj buzëqeshje /Që ndez /E vezullon një botë të tërë /Dhe mua brenda saj”…” O lermë të prehem një çast /Të prehem përjetësisht /Nën atë Breg Venere Brenda asaj bote që mrekullon /E të ec /Të ngjitem e të zbres /Trupit tënd të shkriftë /Që ndizet e vezullon /Përmes asaj buzqeshjeje /Të prushtë të zjarrtë / Vetëm dashurisht dashurisht dashurisht (“Prushi i buzëqeshjes”)
Poeti do të jetë real, konkret, të ikën nga ndjeshëmria efemere. Metaforat dhe figurat e tjera prandaj janë konkrete sepse ështëi vetëdijshëm se erosi është fuqia rigjeneruese e botës.
Ai niset nga një përvoje reale dhe arrin atë ta përgjithësoj. Mendimi i tij poetikështë karakteristik për indukucionin, për aftësinë që të veçantën ta bëjë të përgjithshme. Duke pasur këtë aftësi etë menduarit edhe duhet pritur zgjerimin e aspekteve konotative të shprehjes. Përvoajat e tij individuale, qenia si njësi themelore dhe aftësia e saj për të shtrirë ndikimin, mbase për shkak se mund të përqafohet pikëpamja se shpirti individual ështëpjesëe atij kolektiv, arrin të prekë sferat e larta dhe kuptimet sublime. Në këtë poezi sa kemi motivacione individuale, po kaq kemi edhe koncepte poetike që dalin si përvoja e sferave të tjera. Poeti niset nga erosi si fuqi gjeneruese e njeriut, si një mundësi për ta shumëzuar vetveten, për të arritur në koncepet kozmike, në idetë mbi harmoninë e cila mbëshetet në fuqine tërheqëse të një shpirti kozmik. Prandaj në këtë poezi kemi edhe imazhe të tilla, vizione kozmike:
Ndihesha i zbrazur /I munguar /Ndihesha /Krejt i vetëm /Në heshtjen time /Të thellë /Përderisa nuk u shfaqe Ti /Atëherë / Tek atëherë / Njoha trokitjen tënde / Të ecurën / Të prekurën /Njoha dhe buzëvalat e përndezura / Faqet e ndritshme prej hëne / Të kuqërremta prej molle Njoha krejt atë /Që rridhte e vinte nga Ty / Dashuria ime / Më ke bërë për vete / Më ke hyjnuar / Brenda yllësisë sate … “Në yllësinë tënde”
Erosi, karakterizues për qenien indiiduale gjen ekuivalentin e vet në nivele të tjera.Autori qëllimisht vë analogji mes mikrokozmosit me makrokozmosin. Kjo analogji ështëspontane, fillon në planin figurativ, si në vargjet e cituara, për tu shndërruar pastaj në një koncept më të gjerë, në idenë e një harmonie kozmike, ku prapë vëhet në veprim fuqia krijuese e energjisë që indukton erosi. E mira e kësaj poezie është se në asnjë moment nuk do të jetë intencionale, nuk e shtrin idenë si qëllim më vete, por poezia është ajo që krijon gjendje, që plazmon një ide duke e shkrirë në lëndësinë e emocionit. Duke e përfillur parimin e indukcionit, mundësinë që një përvojëindividuale , që kuptimi i qenies dhe shpirit të ngrihet në një ide të përgjithshme, në një ide gjeneruese e universit, poeti sikur ndërton një sistem, një sistem inherent, të brendshëm, qëështë kongruent me forcën kohezive të universit dhe substancës në përgjithësi, brenda të cilit njësitë poetike, imazhet, por edhe konceptet të kenë një lidhje mes veti. Duke ndjekur këtë linjë në poezinë e këtij poeti na del në pah sepikërisht ideja e harmonisëështë ajo që shfaqet pithuajse në të gjitha poezitë edhe në ato që janë mbase shumë konkrete, çfarë mund të jenëato me motive sociale dhe atdhetare. Nuk është aspak e habitshme pse një koncept i tillë ka bërë që të duket se motivi i dashurisë të jetë dominues në gjithë poezinë e tij.

P.s
( Vështrim i paraqitur në Gjilan, më 22 dhjetor 2017, në shënimin e Dyzetvjetorit të krijimtarisë letrare të shkrimtarit Sabit rrustemi )

You Might Also Like