LAJME

Isa Kastrati prijetari i luftës për liri

U bënë 19 vjet nga rënia e njërit prej idealistëve të pas luftës së dytë botërore ,njeriut që sakrifikoi gjithcka për bashkimin kombëtar heroin e paepur Isa Kastrati. As burgjet jugosllave nuk e thyen titanikun e Gollakut e të tërë Kosovës në përballje me hijenat serbe. Lufta clirimtare ishte epizodi i fundit ku përmbylli një cikël jetësor për të triumfuar jeta e të tjerëve dhe liria si fundament shpirtëror i qenjes shqiptare. Lufta e UCK-së trandi themelet e Serbisë e në këtë kontekst dëshmori Isa Kastrati është prijetari i luftës së pakompromisë për idealet shtetërore dhe bashkimin kombëtar. Barabaria serbe u mbyt aty ku dëshmori Isa Kastrati vuri themelet me gjakun e tij, djersën dhe angazhimin shumëvjecar për clirim. Sot prehet i qetë i ngritur në shtatore , i buzëqshur si dikur në kohën e Hasan Prishtinës, Ismajl Qemajlit e shume të tjerë. Izmi Zeka.

You Might Also Like