Fatmir Limaj, kryetar i Nisma për Kosovën gjatë një konference për media ka bërë të ditur emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë për kryetarë komune në zgjedhjet e lokale që do të mbahen më 22 tetor. Limaj ka bërë të ditur se si grupacion politik, pretendimet i kanë reale dhe do të jenë të vendosur në frymën dhe vizionin e tyre social-demokrat dhe do të mundohen që aktivitetin e tyre ta shtrijnë në gjithë territorin e Kosovës.
Kandidate e Nisma për Kosovën në garën për kryetar të Gjilanit do të jetë Anila Kastrati. Anila Tusha – Kastrati me profesion është profesoreshë.