Futboll

Këta janë lojtarët që stërviten me Gjilanin, por ende nuk janë prezantuar

SC Gjilani ka nisur përgatitjet për stinorin që është në prag, ndonëse dukshëm me fond më të varfër të lojtarëve, ngase deri më tashti nga klubi kuq e bardhë janë larguar 12 lojtarë.

Përkundër kësaj, emra të rinjë janë parë në stërvitjen e SC Gjilanit, megjithëse ata ende nuk janë prezantuar.

Kështu, në stërvitjen e sotme te SC Gjilani janë parë portieri kroat Marjan Qoriq, i ardhur nga Llapi i Podujevës. Aty është parë edhe futbollisti i  ardhur nga Ballkani, Bleart Tolaj, pastaj lojtari që edhe më herët ishte te Gjilani, Mevlan Zeka, por edhe i huazuari Hamdi Namani, sikurse edhe ish-kapiteni i Dritës dhe i Prishtinës, Ardian Limani./kryelajmi.com/.

You Might Also Like