Futboll

Ja kush do ta ndajë drejtësinë në kryendeshjen Drita – Gjilani

Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve tashmë ka bërë delegimin e ‘këmishzinjëve’ të cilët do të gjykojnë ndeshjet e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilan priten të gjykojnë sërish gjyqtarë nga Gjilani, teksa ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Shpëtim Murtezit. Ai do të jetë i shoqëruar nga asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, ndërkohë Isak Ceroviku do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt, raporton Gazetasheshi.com.

Kjo do të jetë hera e dytë këtë edicion dhe në histori të derbit, pasi që gjykojnë gjyqtarë nga qyteti.

Shpëtim Murtezi, do ta gjykojë derbin ndërmjet Dritës dhe Gjilanit

Në një tjetër duel të nxehtë këtë javë siç është ai ndërmjet Llapit dhe Drenicës do të drejtohet nga Selim Isufi. Meriton Berisha dhe Gëzim Mehmeti do të jenë asistentë, ndërkohë Vigan Ibërdemaj do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Gazeta “Sheshi” ka siguruar edhe listën e delegimeve të plota për këtë xhiro.

Gjyqtarët e deleguar për ndeshjet e xhiros së 24-të:

E mërkurë

Trepça ’89 – Feronikeli 13:00

(Besfort Kasumi, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Alban Shala)

Llapi – Drenica 13:00

(Selim Isufi, Meriton Berisha, Gëzim Mehmeti, Vigan Ibërdemaj)

Prishtina – Besa 13:00

(Valbon Hoxha, Imran Kabashi, Safet Berisha, Arben Halilaj)

E enjte

Drita – Gjilani 13:00

(Shpëtim Murtezi, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Isak Ceroviku)

Arbëria – Ballkani 13:00

(Genc Nuza, Fatlum Berisha, Lumturie Muhadri, Ilir Mehmeti)

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like