Futboll

Kadetët e Galaksisë më të mirët

FC Galaksia nga Gjilani i ka kadetët më të mirë në Lidhjen e Futbollit të Gjilanit. Ky ekip me plotë meritë doli i pari në garat që i organizon kjo lidhje. Në suksesin e këtij ekipi pa dyshim se më meritorët janë dy trajnerët Armend Maliqi dhe Artan Sadriu, të cilët e përgatitën ekipin si është më së miri dhe në fund u shpallën më të mirët në grupmoshën nën 17 – vjec. Ekipi i Galaksisë që grumbulloi 49 pikë, pati tri më shumë se sa KF Dardana, që mori 46 pikë e me këtë mori edhe epitetin e nënkampionit.

Golashënuesi më i mirë në këyo grupomsha ishte Mirlind Sopi, i cili ia doli që të 18 herë të tundë rrjetat kundërshtare.

 

 

You Might Also Like