Është mbyllur pjesa e parë e ballafaqimit ndërmjet Malishevës vendase dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Pas pjesës së parë rezultati është I barabartë 1:1.
Të parët në epërsi erdhën vendasit në minutën me golin që ka shënuar Isgandarli në minutën 10 pas asistimit të Xhylanit, derisa pas një periudhe të mirë të lojës Gjilani ia ka dalë që të barazojë me golin që e ka shënuar Oltion Bilalli në minutën 19, pasi më herët ishte shërbyer nga Armend Thaqi.
Deri në fund të pjesës së parë pati raste të mira nga të dy palët, por asnjëra nuk ia doli që të shënojë. /kryelajmi.com/.




