Gjilan

Hoti në Gjilan: Duhani do të trajtohet si bimë ashtu siç e trajtojmë kultivimin e rrushit

“Gjilani do të bëhet Qytet i Gjelbër me mbështetjen e Qeverisë për kultivimin e bimës së duhanit, që nënkupton subvencionimin e çdo hektari të duhanit 1 mijë euro për hektar, garantimin e shitjes, përderisa akciza do t’i kthehet bujqve si kompenzim. Në këtë resor do të punësohen mbi 18 mijë gjilanas. Pra, Duhani do të trajtohet si bimë ashtu siç e trajtojmë kultivimin e rrushit”.

Ky është zotimi që dhanë dje krytari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendor, Lutfi Haziri, së bashku me kandidatin për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Abdullah Hoti, pasi vizituan fabrikën për përpunimin e mishit “Calabria”.

Haziri e Hoti theksuan se nuk do të tolerojnë më burokraci sa i përket ndarjes së subvencioneve, duke konfirmuar se do të ndodhë dekoncentrimi i subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë tek komunat.

Ata kanë pohuar se me zhvillimin e sektorit të bujqësisë, përkatësisht blegtorisë, pemëtarisë, e perimtarisë, prodhuesve të mishit dhe me mbulim e dyfishim të rrjetit të ujitjes së tokave bujqësore, do të krijohen mijëra vende pune në mbarë Kosovën dhe mundësi që toka e Gjilanit të sjell dy produkte finale brenda një viti.

Ndryshe, Hoti e Haziri, pasi shpalosën programinn e bujqësisë të Koalicionit të Besës dhe Shpresës, dhanë lajmin e trefishimit të buxhetit për këtë sektor, që i bie mbi 150 milionë euro.

 

You Might Also Like