Kamenicë

Karaçeva fton shefat e grupeve parlamentare të vizitojnë këtë anë

Qytetarët e fshatit të brezit kufitar, Karaçevë e Poshtme i kanë shkruar letër të gjithë shefave të grupeve parlamentare të cilëve ua kanë bërë me dije se nga viti 2001 shteti i Serbisë po pretendon të shkëput një pjesë të territorit të fshatit Karaçevë e Poshtme.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë e Poshtme ka thënë se në këtë pjesë të territorit të Kosovës forcat serbe kanë hyrë vazhdimisht dhe se shumë toka të banorëve të kësaj ane janë të rrezikuara.

Lenjani ka thënë se kanë kërkuar nga të gjithë shefet e grupeve parlamentare u është  kërkuar që të vizitojnë brezin kufitare, ngase të gjithë e kanë obligim moral e kombëtar dhe se një gjë e tillë duhet bërë sa nuk është vonë. Lenjani ka thënë se mbetet me shpresë që kjo vizitë do të realizohet.

You Might Also Like