Kamenicë

Dadanapress mbanë kampanjën e vetëdijesimit  në Kamenicë  

Dadanapress mbanë kampanjën e vetëdijesimit  në Kamenicë
Kamenicë 26.05.2023
Në kuadër të projektit “Promovimi  i Zhvillimit Socio – Ekonomik në Komunën  e Kamenicës”, Dardanapress në qendër të qytetit ka organizuar kampanjën e vetëdijesimit me qëllim të promovimit,informimit të qytetarëve lidhur me zhvillimin socio-ekonomik të Komunës së Kamenicës.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë stafi i Dardanapress-it,anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal,përfaqësuesit  e Drejtorisë të Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, dhe vullnetarët.
Projekti “Promovimi  i Zhvillimit Socio – Ekonomik në Komunën  e Kamenicës”,është përkrahur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

You Might Also Like