Sportet me dorë

KV Drita bënë një hap të madh drejt finales

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani në ndeshjen e parë të play-offit përballë kishte ekipin e KV Skenderaj, të cilin e ka mposhtur me rezultat të pastër 3:0, në ndeshjen që është zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

Të njëjtin kundërshtar Drita e kishte mposhtur edhe javën e kaluar në Gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, të cilën më vonë vashat gjilanase e fituan pas një finaleje dramatike.

Ndonëse në dukje rezultati është i thellë, vashat e Dritës u deshën që të djersiten shumë në dy setet e para, ngase kundërshtaret në setin e parë u ndalën në 22 pikë, derisa në të dytin u desh që të luhet edhe përtej 25 pikëve, set të cilin Drita e fitoi me rezultat 26:24. Në setin e tretë mysafiret u dorëzuan tërësisht dhe u ndalën në 14 pikë. Ekipi që i fiton dy ndeshje do të jetë në finale.

Gjysmëfinalja 1-rë

PLAY-OFF —- Gjysmëfinalja 1-re
KV DRITA – KV Skenderaj 3-0
(25:22, 26:24, 25:14)

Në ndeshjen tjetër të luajtur në Ferizaj, FER Volley e mposhti ekipin M-Technologie nga Prishtina. Në rast se Drita shkon në finale do të ketë përparësinë e terrenit vendas ngase në stinorin e rregullt të kampionatit është radhitur e para në tabelë.

Kampion i Kosovës në Volejboll do të shpallet ekipi që i fiton tri ndeshje në finale. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like