Futboll

Edhe Gjilani i dëshiron shërim të shpejtë futbollistit Alban Rexhepi

Shërim të shpejtë Alban Rexhepi!
Sport Club “Gjilani” i uron shërim të shpejtë futbollistit Alban Rexhepi.
Futbollisti i Klubit Futbollistik “Vllaznia” nga Pozherani ka pësuar një ‘arrest kardiak’ në ndeshjen kampionale ndaj KF Flamurtari dhe është detyruar të kryejë një intervenim në zemër.
Një sfidë shumë e madhe për futbollistin Rexhepi dhe klubin “Vllaznia” nga Pozherani, ndaj përmes këtij telegrami ofrojmë mbështetje të plotë për ish-futbollistin dhe urojmë që ta kalojë këtë sfidë sa më mirë, duke shpresuar që të rikthehet sa më shpejtë në fushat e blerta.

You Might Also Like