ARSIMI, Gjilan

Këta janë fituesit e garave të fizikës ndër filloristë

Garat e Fizikës në nivel të Komunës së Gjilanit.
Me datë 12 shkurt 2022 (e shtunë),
Janë mbajtur garat e Fizikës në nivel Komunal duke filluar në orën 11:00, në gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti” të organizuara nga DKA. Pjesëmarrës në këtë garë ishin fituesit e garave shkollore të të gjitha shkollave të komunës sonë nga klasat 9, 10, 11 dhe 12.
Nxënësit fitues për klasët e IX-ta janë:
1. Vendi i parë : Trendelinë Jashari – SHFMU “Sadullah Brestovci”
2. Vendi i dytë : Elonita Ajdini – SHFMU “Sadullah Brestovci“
3. Vendi i tretë : Yll Lipovica – SHFMU ”Selami Hallaçi”.
Nxënësit fitues, do ta përfaqësojnë komunën tonë në Garën Republikane, që do të mbahet më 27 shkurt 2022, në Departamentin e Fizikës në Prishtinë.
Drejtoria Komunale e Arsimit uron nxënësit fitues.
Do të mbetet e përkushtuar të kontribuoj me të gjitha mundësitë që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në lëndë të ndryshme mësimore.

You Might Also Like